Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë të dhënë nga studio e lajmeve të televizionit FaxNeës ka komentuar emrat e rinj të kabinetit Rama 3, të bërë publik nga vetë kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme.

Kalaja shprehet se Rama ka frikë për plakjen e partisë dhe ndaj ai ka bërë disa qoka duke u dhënë Kryesinë e Parisë Socialiste atyre që nuk bëri dot ministër.

Rikthimin e Bushatit gazetari e përkufizon si rregullimin e një pazari, pasi sipas tij ish-ministri i Jashtëm nuk ka bërë kurrë një oponencë të vërtetë.

“Rama ka pasur frikë për plakjen e partisë, ndaj ai ka bërë disa qoka. Në tërësi edhe partia e edhe qeveria kanë qenë me qoka. Do të thotë që ai që nuk u bë ministër i është dhënë një dorezë për të hapur derën në Kryesinë e Partisë Socialiste. Po nuk u bëre ministër do të jesh në Kryesinë e Partisë Socialiste kjo ka qenë filozofia e Ramës.

Nuk ishte surprizë rikthimi Ditmir Bushati, pasi Rama është ekspert për të bërë makiazhin në fytyrën e një plake.

Nuk ka qenë kundërshtar Ditmir Bushati, kritikat e tij kanë qenë kritika për të marrë një pazar. Ai sot e mori pazarin. Ai sot u ushqye nga Rama me atë post në kryesi dhe me atë post që do tëmbajë në kryesinë e PS-së mund të bëjë ndonjë pazar me ministrat, të lobojë për ndonjë kryebashkiak dhe të marrë ndonjë licencë. Oponenca e Ditmir Bushatit nuk ka qenë e vërtetë”, tha Kalaja.