Me  thënë të drejtën është në njëfarë mënyrë për të qeshur sot, se të qarat i kaluan në momentin e fatkeqësisë, por është për të qeshur kur shkon në këto evenimentet e fundvitit dhe shikon ndonjërin që jeton në pallatet e vjetëra, dhe pallatet e vjetëra nuk i ka gjet gjë nga tërmeti, dhe duket që ata që shohin nga penxherja të duket sikur thonë si s’më ra dhe mu tërmeti që të kenë dhe ata një pallat të ri. Me një program të ri për strehimin, ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi dhe shumë familje të tjera që për një mijë arsye ta blejnë një shtëpi të re me të ardhurat e tyre. T’u japim mundësinë shumë shqiptarëve pavarësisht bindjeve të kenë strehë të re për fëmijët e tyre