Rama: Uroj që këto masa të mos vihen, po edhe kjo përpjekje po shkon për fatin si e gjithë të tjerave. Edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, efekti mes marrëdhënieve të Kosovës me vendet euroatlantike nuk do jetë njësoj. Mbështetja nuk do jetë e njëjtë. Së pari përpjekja ime për tu takuar me Kurtin nuk ka filluar sot, kam disa ditë që i kam kërkuar të takohemi. Siç unë them atë që mendoj edhe Albini atë thotë. Nuk ka gjëra të panjohura mes nesh, sepse siç më njeh ai mua dhe unë atë. Është i sinqertë në atë që thotë, pasi thotë diçka të rëndësishme dhe unë duhet ta marr në konsideratë. Ka dy njerëz që janë të interesuar për mosrealizimin e asociacionit dhe janë bashkë. Këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë. Si e kanë ndërtuar politikën e tyre të brendshme, u duhet armiku i jashtëm.

Pse i çon Vuçic ushtrinë në kufirin e Kosovës, mendon ai që një ushtar serb mund të futet ne kufirin e Kosovës. Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët në Kosovë, po për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve në Beograd. Për çfarë i duhet Kosovës një konfrontim me Serbinë, Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht në 1999. Serbia qysh në atë vit nuk është një kërcënim për Kosovën, sepse aty është Amerika. Është kjo Amerikë e cila sot, është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Për ça duhet kjo histori konfrontimi permanent? Për politikë të brendshme. Asociacioni e mbyll mundësinë për të vazhduar luftëra. Është shumë e qartë, jo vetëm që nuk prekem po më vjen mirë. Qëllimin ne e kemi një 100%, njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe kërkimi i faljes nga Serbia për krimet qe ka bërë në Kosovë. Këto vijnë në fund.