Një gjykatë në Zelandën e Re i hoqi përkohësisht kujdestarinë një çifti pasi refuzuan që foshnja e tyre t’i nënshtrohej një operacioni urgjent. Ai kishin frikë se personi që do të dhuronte gjakun kishte bërë vaksinën kundër Covid-19. Foshnja vuan nga një ngushtim i valvulës pulmonare dhe kërkonte ndërhyrje urgjente.
Operacioni u shty sepse prindërit e tij kërkuan që gjaku që do t’i transfuzohej atij të vinte nga njerëz që nuk e kishin marrë vaksinën kundër Covid-19. Tani foshnja është nën kujdesin mjekësor të gjykatës deri në përfundimin e operacionit dhe shërimin e tij, më së voni deri në fund të janarit.
Prindërit do të jenë kujdestarët e foshnjës por nuk do të jenë në gjendje të marrin vendime mjekësore për të. Ata do të ” informohen për natyrën e trajtimit që konsiderohet i përshtatshëm për foshnjen dhe përparimin e gjendjes së tij”, sipas urdhrit të gjykatës. /abcnews.al
