Faqja zyrtare e internetit të Parlamentit të Shqipërisë “www.parlament.al” është hakuar nga grupi i “Homeland Justice”.

Me një postim në “Telegram”, hakerat e “Homeland Justice” teksa marrin përgjegjësinë për sulmin, shkruajnë se deputetët e “korruptuar do të shkatërrohen”

“Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, theksohet në mesazhin e publikuar.

Ky grup hakerash ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për Shqipërinë. Muaj më parë “Homeland Justice” kanë publikuar të dhëna të rëndësishme të institucioneve si dhe zyrtarëve të lartë të shtetit./ abcnews.al