Partia Socialdemokrate qarku Elbasan ka organizuar një aktivitet me rastin e festave të fundvitit. Të mbledhur sëbashku drejtuesit e kesaj force politike trokitën gotat për të uruar një vit sa më të mbarë për të gjithë.

Në cilësinë e kryetarit të qarkut Erion Murataj falenderoi të gjithë të pranishmit për mundin dhe punën e bërë veçanërisht për zgjedhjet e fundit.  Murataj nuk harroi të falenderonte çdo qytetarë që ka përkrahur dhe besuar në programet politike të PSD për vitin 2023. Ai u shpreh se lufta nuk mbaron me arritjet sa i takon këshillave bashkiakë por Socialdemokratët janë gati për betejën e rradhës, atë për zgjedhjet parlamentare të 2025 duke zbuluar kështu se kandidatura e parë e PSD për qarkun Elbasan do të jetë vetë ai. Edhe pse nuk dhe më tepër detaje Murataj la të kuptohet se 2024 do të jetë një vit i ngjeshur politikisht.

Të pranishëm për të përcjellë urimet e tyre së pari për qytetarët e qarkut të Elbasanit  dhe në mbështetje të antarëve të PSD në rrugëtimin drejtë 2025 ishin edhe Nën Kryetari i PSD z. Altin Vrioni, sekretari organizativ Ilirjan Hoxha, Kryetari i Forumit Rinor Klementin Mile etj.

Partia Socialdemokrate qarku Elbasan ju uron të gjithëve Gëzuar Festat!