Rishi Sunak ka marrë zyrtarisht drejtimin e Britanisë së Madhe pasi Penny Mordaunt hoqi dorë nga gara për lidershipin brenda partisë konservatore. Pas dorëheqjes së Liz Truss, Rishi Sunak arriti të siguronte mbështetjen publike më të madhe  dhe votat e më shumë se 100 deputetëve.

Ai do të bëhet kryeministri i parë indian i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën pasi Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike. Kryeministri i ri do të mbajë një fjalim në Parlament në orën 14:30.

Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në periudhën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.