Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një rrëshqitje dheu të ndodhur në provincën Risaralda të Kolumbisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rrëshqitja e dheut ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  pranë qytetit Pereira në komunitetin Doskebrada.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë evakuuar shumë banorë në lagjen La Esnafa, pasi situata e motiti ka ardhur duke u përkeqësuar.