Presidenti Ilir Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Vendimi në fjalë vjen pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës mëngjesin e sotëm.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në ‘Facebook’.
Ndërkohë që mbledhja do të mbahet në orën 17:30.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z
@ilirmetazyrtar
mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30.”, shkruan zëdhënësi Tedi Blushi.