Home ELBASANI SOT FILLOJNË PUNIMET TEK “KTHESAT E MURRASHIT”

FILLOJNË PUNIMET TEK “KTHESAT E MURRASHIT”

8

Pas shumë vitesh fillon nderhyrja

Pas shumë vitesh ka filluar investimi në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit. Rrëshqitja e dherave dhe e gurëve kanë qenë burim aksidentesh sidomos gjatë ditëve të shirave dhe numri i aksidentëve të ndodhura këtu ka qenë i shumtë dhe fatkeqësisht me pasoja për jetën.

Me financim të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka filluar investimi dha aktualisht po kryhen punime përgjatë malit ku po bëhen shpimet për vendosjen e mbajtëseve të rrjetës,pasi projekti parashikon si një masë parandaluese të rënies së gurëve vendosjen e një rrjete.

Punimet pritet që të zgjasin rreth një muaj. Sa i takon trafikut lëvizja e mjeteve vijon normalisht edhe pse apelohet që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm ku të kalojnë përgjatë pjesës ku po kryhen punimet.