Vetëm pak ditë pas takimit të 43 deputetëve të opozitës, do të ketë sërish një mbledhje Bardhi-Berisha.

Burime për gazetaren e Fax News, Jonida Omeri bëjnë me dije se ditën e mërkurë në orën 13:00 deputetët janë ftuar në një takim në Kryesinë e Kuvendit, në sallën e mbledhjeve parlamentare.

Në takimin e parë ishin 43 deputetë nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim. Munguan vetëm 10 deputetë nga PD së bashku me Lulzim Bashën.

Më herët kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla miratoi si kryetar grupi të PD-së Lulzim Bashën, i cili zëvëndësoi Gazment Bardhin.

Ky i fundit ftoi në mbledhje edhe Bashën, së bashku me deputetët e tij. Ftesa u refuzua nga kreu i PD-së, që e cilësoi atë takim si “bunkeri anti-amerikan”.