DURRËS – Një 37-vjeçar është plagosur me thikë në Durrës. Raportohet se në pranga ka rënë F.J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë)

Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/