Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka përfunduar shoferi me iniciale V.T, 28-vjeç, i cili bënte manovra të rrezikshme me makinë duke u bërë kontingjent për të shkaktuar aksident.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi me iniciale S.S, 27 vjeç, i cili ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Velipojës, automjetin tip “Ford” që bënte manovra në rrugë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar. Gjatë kryerjes së alkool-testit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T, ishte në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.