Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. Z., 34 vjeç dhe shtetasen H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.