Mjekët në Indi janë hasur me një situatë të pazakontë. Një 35 vjeçar ka shkuar në spital me dhimbje të forta stomaku. Për më shumë se dy vite, ai vuante nga dhimbjet pasi kishte gëlltitur sende shtëpiake nga butonat deri te kufjet.

“Gjatë kryerjes së një radiografie, ne gjetëm varëse, zinxhirë, arra, kufje dhe shumë objekte të tjera brenda stomakut”, tha Dr. Ajmer Sain Kalra, Drejtor i Spitalit Moga Medicity në Punjab, Indi.

Mjekët i bënë ekografi dhe rreze x dhe zbuluan se dhimbja e tij ishte shkaktuar nga rreth 60 sende të vogla shtëpiake, duke përfshirë zinxhirë, arra, bulonat, kufjet dhe litarët, magnetet, butonat e këmishëve dhe zinxhirët.

Mjekët diagnostikuan 35 -vjeçarin me një gjendje të shëndetit mendor, ku i sëmuri “gëlltit në mënyrë të vazhdueshme objekte që nuk janë ushqim”, sipas klinikës Cleveland.

Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me çrregullime psikiatrike, duke përfshirë veçanërisht çrregullimet e spektrit të autizmit, aftësitë e kufizuara intelektuale ose skizofreninë.

Sipas mediave indiane, të afërmit e pacientit nuk ishin në dijeni të problemit. Pacienti iu nënshtrua një operacioni tre orësh për heqjen e objekteve. Sipas mjekëve, 35-vjeçari vazhdon të jetë i intubuar dhe në gjendje kritike.

/abcnews.al