Home ELBASANI SOT VIDEO/SHKOLLAT NË PRRENJAS PA KAMERA SIGURIE

VIDEO/SHKOLLAT NË PRRENJAS PA KAMERA SIGURIE

35

Hana: Në shkolla nuk ka kamera

Për të rritur sigurinë si të objekteve shkollore ashtu edhe të nxënësve së shpejti të gjitha ambientet e shkollave duhet të pajisen me kamera sigurie.

Edhe pse tashmë është detyrim ligjor vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla duket se në ZVA-në e Prrenjasit ky detyrim është i pamundur që të zbatohet pasi thuajse asnjëra nga shkollat e kësaj drejtorie nuk ka kamera sigurie vetëm 3 kanë oficerë sigurie

Kamerat e sigurisë në gjimnaze do të jenë shumëfunksionale. Veç survejimit 24/24, projekti do të mundësojë edhe një sërë shërbimesh shumë të nevojshme si: alarmi nga vjedhjet apo zjarri, kontrolli i hyrjes në shkolla me anë të sistemit, administrimi dhe monitorimi i laboratorëve e deri te ngritja e platformës së komunikimit multidimensional.