Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e radhës, në prani të përfaqësuesve të  kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022. “Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave. Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave”.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.