Një shpërthim i fuqishëm është parë në qiellin e Kievit mbrëmjen e kaluar. Forcat ukrainase thonë se mund të jetë rënia në Tokë e një sateliti të NASA-s. Por agjencia amerikane e mohon duke thënë: “Kur ndodhi shpërthimi, sateliti ynë ishte ende në orbitë”.
Pak më vonë, forcat ukrainase ndërruan variant dhe thanë se ishte meteorit ndërsa ndriçimi i fortë u pa edhe në Bjellorusi.
Shpërthimi kishte nxitur spekulime mes publikut dhe zyrtarëve se një anije kozmike e NASA-s që pritej të rihynte në atmosferë diku të mërkurën në mbrëmje, kishte shkaktuar blicin. Anija kishte mbledhur të dhëna nga ndezjet diellore dhe shumica e saj pritej të digjej pas rihyrjes.
Shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, kishte postuar në mediat sociale se mbrojtja ajrore po qëllonte në Kiev dhe bëri shaka se blic nuk ishte një “U.F.O”. por më pas shkroi se Forcat Ajrore do të jepnin një përditësim mbi shkakun e dritës misterioze.
Dhe përpara se të drejtonte gishtin drejt një sateliti që binte, administrata ushtarake e Kievit lëshoi një paralajmërim se “shënjestrat ajrore janë zbuluar në qiell” dhe tha se forcat e mbrojtjes ajrore ishin në gatishmëri. Alarmi për sulmin ajror ishte në fuqi për rreth një orë në Kiev pas blicit përpara se të shpallej plotësisht i qartë.