Prej më shumë se një jave tashmë, disa shtete europiane janë përfshirë nga zjarre që kanë shkaktuar dëme të shumta.

Situatë kritike paraqitet në Greqi ku i gjithë vendi “po digjet”. Në këtë “luftë” kundër flakëve, disa banorë kanë denoncuar zjarrëvënie të qëllimshme.

Një banor i Atika-s, ka denoncuar 3 persona të veshur me uniforma policie të cilët kanë hedhur kimikate pranë flakëve duke i bërë që të përshkallëzohen.

Ai thotë se ka parë 3 personat teksa hynin në një shtëpi dhe merrnin disa shishe e më pas shkonin në drejtim të pyllit.

Banori i ka ndjekur nga prapa dhe ka konstatuar që “policët” po hidhnin diçka të lëngëshme tek zjarret duke bërë që flakët të marrin përmasa më të mëdha.