Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se reforma në drejtësi po jep frytet e saj, duke shtuar se tashmë në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë.

Gjithashtu kryeministri bëri me dije se kushdo që përdor pushtetin për të përfituar në mënyrë të paligjshme, do të përballet me ligjin. Më tej theksoi se drejtësia duhet të godasë majtas dhe djathtas.

“Lufta për reformën në drejtësi ka qenë lufta e drejtë , lufta e duhur dhe do të na çojë aty ku duhet. Kanë filluar të shikohen shenja domethënëse. Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkuemërisë, nuk ka më persona të paprekshëm që dikur ishte e pamundur. Pyetjet që bënin se a do ta jetosh ti ditën kur të shohësh një ministër në burg, njerëzit thonin kurrë. Por kjo ditë ka ardhur, dhe ka ardhur për të qenë pjesë e jetës shoqërore të këtij vendi dhe kush del nga rruga e Zotit, do të duhet të përballet me ligjin. Do të mundohemi ta mbështesim drejtësinë pa kushte dhe deri në fund. Nuk është e lehtë kur sheh njerëz që ke ndarë një pjesë të rrugës shfaqin tjetër, fytyrë për shkak se dalin të përzier në punë që nuk janë ato të përbashkëta. Por kjo është ajo që kemi kërkuar dhe kjo është ajo që po ndodh dhe do të bëjmë çmos që të bëhet e pakthyeshme dhe kjo do të bëhet e pakthyeshme”, tha ndër të tjera kryeministri Rama./abcnews.al/