Një ngjarje e rëndë në kufijtë e skandalit është regjistruar ditën e djeshme në Bulqizë. Mësohet se një minator 60 vjeçar është dëmtuar rëndë në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

60 vjeçari me inicialet Sh.Ç banues në lagjen Dobrovë të Peshkopisë punonte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Dyshohet se ai është dëmtuara gjatë punës në galeri rreth orës 12 e 30 minuta dhe më pas është dërguar me një mjet privat në hyrje të spitalit të Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi është konstatuar, minatori është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje kome. Kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin ku është ndaluar nga policia personi që e ka transportuar.

Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe se nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.

Previous articleZjarri në Laç, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar mobilizohen për shuarjen e flakëve
Next articlePërkeqësohet shëndeti i Celine Dion; këngëtarja nuk do të këndojë më në publik