Nga Erion Murataj

Në kakofonine politike që shkakton zakonisht koferenca e Kryeministrit sot u artikulua fakti i marrëveshjes së famshme të Prillit të vitit 2017 .
Ajo që shqiptarët duhet të kuptojnë nuk është pazari i skrapit për LSI por
fakti që polet e ndryshkura dhe pse të kundërta të politikës së vjeter sado që çojnë shqiptarët drejtë përplasjes apo martirizimit politik ata duhen .
Faktet historike janë kokëforta pasi bursa e skrapit çakordohet gjithmonë në kohë fushate . Për manjatët e burses investimet që i paraqesin si blerje për hir te stabilitetit pas fushate janë ata që në fakt kanë hapur gropen e madhe të tranzicionit .
Fati i kesaj rradhe është që qytetarët këtë herë kanë një shans, të drejtën e revoltës ndaj emrave te përveçëm të tregtarëve të skrapit politik.
Uroj që ky te jetë mesazhi i vertet që qytetarët të kenë marrë në këto ditë që është as me pak e as me shumë se një nga ato ditë në piken e grumbullimit të skrapit ku pa dallim tregtaret politik të skrapit na kanë zhytur .

Egnatia news