Sot në familjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka festë pasi ajo marton vëllain e vetëm, Ramadanin.

Nga pamjet e para dhe të pakta që janë publikuar, vihet re se festa sa ka nisur dhe pritet që të zgjasë me orë të tëra. Ajo çfarë bie në sy është look-u i presidentes, e cila ka zgjedhur të veshë një fustan ngjyrë të gjelbër duke u përshtatur më së miri me atmosferën e dasmës.

Po ashtu, është zbuluar dhe një foto e çiftit, të cilët duken mjaft bukur dhe shumë të lumtur së bashku.

Kujtojmë se më 4 prill të vitit 2021, Vjosa Osmani u shpall Presidente e Kosovës. Në votim morën pjesë 82 deputetë.

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Vjosa Osmani mori 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.
Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrin 80 votat e nevojshme.

Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.