Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Eurovision” dhe fitoi zemrat e europianëve.

Një vëmendje të veçantë iu kushtua po ashtu edhe look-ut të saj, me të cilin ajo shkëlqeu dhe u duk një diva e vërtetë.

Mesa duket, Anxhela ka vendosur që të bëjë një ndryshim në paraqitjen e saj, duke vendosur që të prejë flokët. Ajo ka përqafuar trendin më të ri të flokëve të shkurtra dhe mund të themi me plot gojë se duket shumë “cool”.

Përsa i përket pjesëmarrjes së saj në kompeticionin europian të këngës, kanë dhënë komentet e tyre edhe kolegët e saj të shteteve të ndryshme.

Së fundmi, përfaqësuesja e Francës, Barbara Pravi ka folur për këngëtaren shqiptare në “Abc e Pasdites”.

 “Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë.  Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

Në mbyllje moderatori Ermal Peçi i kërkoi artistes një mesazh për këngëtarët shqiptarë, të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga “Eurovisioni” dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në renditje, pak rëndësi do kishte.