Deputeti i Partisë demokratike Edmond Spaho ka folur pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në një qendër votimi në fshatin Zvezdë të Korçës. Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se shkoi në atë qendër votimi pasi mori informacion se një grup të rinjsh po u ushtronin presion qytetarëve për votën.

“Shkova për të komtrolluar ecurinë e procesit të votimit. Kisha marrë info që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë Qendrës së votimit. U përpoqa ti bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy gorilla të mëdha. U përpoqa ti anashkaloj ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. Kush je ti që më ndalon dhe e tërhoqa pasi po më pengonte.

Sipas deputetit, ai u pengua të futej brenda qendrës së votimit nga dy persona, e më pas një grup të rinjsh lëshuan fyerje ndaj tij. Pas këtij momenti, Spaho thotë se dikush e ka goditur me grusht në buzën e sipërme, duke e detyruar atë që të dilte jashtë.

Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë më rrethuan dhe u detyrova të dal. Njoftova komisarin dhe kzaz dhe kërkova prezencën në Zvezdë, teksa prisja u përballa me të shara dhe ulërima. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy gorillat, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. I thashë Pendavinjit që është hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme, situata po acarohej dhe u detyrova të dal jashtë.”, tha Spaho.

Për rastin, ai thotë se ka video e foto të cilat do ja dërgojë policisë dhe prokurorisë.

“Unë bëra kallzim penal dhe këtë kallzim do ta bëjë edhe n/kryetari i Kzaz. Incidente të tilla nuk duhet të ketë fare, edhe incidenti i parë ime Gëzim Topçiun ishte një mashtrim që ai po u bënte traktoristëve pasi nuk i targon ai mjetet bujqësore. Dhe atë takim unë e kam dokumentuar me video që policia dhe prokuroria apo OSBE ta ndjekin. Edhe në këtë rast sipas kodit zgjedhor mua më lejohet të futem në Qendrën e votimit, unë informohem por nuk futem por atje shkova vetëm dhe pa përkrahës.”, përfundoi ai.