Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku gjatë ditës së djeshme rë në pranga ish-zv. Drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani, dhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë Dedan Gjoni.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe Bujar Gerzimi, një personazh i njohur i botës së krimit në Kukës.

Në total SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre për djalin e Breçanit dhe Ervin Mata, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare.

Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash, ndërsa djali i tij për trafik droge dhe pastrim parash.

Sakaq ndaj Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të Policisë.

Previous articleNjë kalë detyron avionin të bëjë ulje emergjente!
Next articleShpërthim me lëndë plasëse në Laprakë, dëmtohet një biznes