Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e tij si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Në një postim në Facebook, Bllako shkruan se nuk kërkon asnjë trajtim ndryshe edhe pse është deputet dhe se Kuvendi nuk ka pse të angazhohet për këtë çështje. Për këtë arsye, Bllako shkruan se të mërkurën do të paraqesë dorëheqjen e tij në Kuvend.