Vijon Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e thirrur prej Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim heqjen e imunitetit ndaj ish/zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Avokatët e deputetit kanë konfirmuar ditën e djeshme se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, megjithatë nuk është bërë e ditur vendndodhja e saktë.

Sakaq, në mbledhjen e ditës së sotme, avokatët e Ahmetajt kanë treguar se ai është larguar nga Shqipëria për arsye familjare.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit është depozituar ditën e premte, duke pasur ‘mbi supe’ tre akuza:

  1. “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste;
  2. “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim;
  3. “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.