Deputetja demokrate, Albana Vokshi, thotë se skandali me publikimin e pagave është vijim i skandalit të patronazhistëve.

Sipas saj janë të njëjtat lista, ato të pazronazhistëve.

Deputetja thotë se janë prodhuar, shpëndarë me urdhër të Edi Ramës dhe janë përdorur nga të gjitha shtabet e kandidatëve të PS gjatë fushatës elektorale.

Vokshi akuzon se me këto lista i është bërë presion e janë shantazhuar bizneset, punonjësit e tyre, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit…të gjithëve…

“E kam denoncuar që para zgjedhjeve të 25 prillit përdorimin e të dhënave personale: numrin e kartës së identitetit, email, numrin e celularit, adresa e shtëpisë, vendi punës, paga, mjeku familjes, check up, shkolla e fëmijëve, mësuesit e fëmijëve etj etj etj.A mendoni që një operacion i tillë i grumbullimit të të dhënave nga të gjitha institucionet do të bëhej pa urdhër të Edi Ramës?

Janë të njëjtat lista! Ato të patronazhistëve! Mbledhja dhe përpunimi i të gjitha të dhënave personale të të gjithë votuesve, është kriminale!  Jo vetëm është në shkelje të Kushtetutës, që garanton mbrojtjen e të dhënave personale; Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale shqiptare; Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që detyron shtetet që e kanë firmosur”.

Vokshi thotë se hartimi i këtyre listave të patronazhistëve, është kriminal pasi çdo qytetar, çdo votues, çdo familje shqiptare është vulnerabël, është e rrezikuat përballë shtetit, bandave, krimit.