Edhe pse Rusia tani po përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, NATO-ja nuk ka parë “asnjë tregues” se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë Ukrainën ka ndryshuar, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Duke folur me gazetarët përpara një takimi në Bruksel të ministrave të jashtëm të aleatëve të NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.