Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur ditën e sotme ku ka publikuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor.

“Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor. Ne do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet”, tha Rama.

Në pyetjet gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro legalizimit të kanabisit.