Ndërsa numërimi elektronik është thuajse drejt fundit në tre bashkitë ku u aplikua, ka dalë edhe rezultati paraprak për këshillat bashkiakë.

Kështu në Kamzë, sipas të dhënave të KQZ, deri më tani nga numërimi i votave në 111 qendra votimi, nga 133 në total, PS ka marrë 20 mandatë për këshillin bashkiak, ndërkohë ndiqet nga koalicioni BF me 11 mandate, më pas PD me 3 mandate, PSD me 2 mandate, dhe me nga 1 mandat PAA, PR, ALD, FRD, AKD.

Ndërkohë kujtojmë se kandidati i PS, Rakip Suli, ka marrë deri më tani 60.55% të votave.

Më poshtë tabelat përkatëse, me mandatet dhe emrat e fituesve për secilën parti: