Shkëlqesia Juaj, Taulant Balla, “papritmas” dje në orën 18.07 dhe sot në 07.00 të mëngjesit numri + 355 68 336 6830 na telefonoi dhe na nisi sms që kishte urgjencë. Ju me siguri nuk dini gjë, por pyesni pak “inteligjencen policore” (HAHAHA). Për të qenë më të saktë, pyesni shoferin tuaj të besuar i cili “rastësisht” qëllon të jetë shok me vëllanë e ish-bashkëjetueses tonë.

Meqë je zhytur thellë deri dhe në ish-familje Taulant, merre ta falim edhe këtë të dashurën që punon në Tatime. Po e merr vesh ekskluzivisht Ti i pari Taulant, asaj akoma nuk ja kemi thënë, nëse nuk më beson vër në përgjim telefonin ose pyet Gazideden. Jeta si në filma Taulant, trailerin ta kam treguar, më thuaj një të ngjashëm Taulant, jemi UNIK.

Tani Taulant meqë këto mënyra do dhe njeh do të përgjigjem njësoj, mos mendo se do të tregoj çfarë është folur 4 vite pas shisheve të verës por do të jap fakte Taulant e jo si “inteligjenca policore” (HAHAHA) që ti i ke vënë në shërbim një portali mafioz.

Sapo u bërë minister Taulant, nisen sulmet e njëpasnjëshme nga portali mafioz. Shumë shpejt u nënshtrove Taulant dhe përveç tjerave, që do të flasim ne vijim, i vure në dispozicion “inteligjencen policore” (HAHAHA) portalit që vendos gjoba mafioze.

Taulant shko “tek vendi” e trego pisllëqet e mos na detyro t’i publikojmë ne./ShkodraNews