Fillimisht koncepti i e-Palette pa kontrolle tradicionale si timoni apo pedalet, u prezantua në 2018 dhe në fshatin e Lojërave Olimpike shërbeu më tepër për të demonstruar aftësitë e saj. Toyota pa këtë eveniment si mundësinë e duhur për të reklamuar teknologjinë e re. Mjetet në formë kutie u përdorën nga atletët dhe stafi i Lojërave Olimpike për disa muaj që para fillimit të lojërave të verës.

Mirëpo përdorimit të tyre i erdhi fundi gjatë kësaj jave, pasi një nga mjetet përplasi një atlet që po përgatitej për të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike. Reuters raporton se mjeti gjendej në një kryqëzim në formë T kur goditi atletin me shpejtësi 1-2 km/h.

CEO i Toyota, Akio Toyoda, tha përmes një videoje në YouTube: “Me sa duket mjetet që lëvizin në mënyrë autonome nuk janë ende gati për rrugët normale.”

Një zëdhënës ka deklaruar se shërbimi e-Palette është pezulluar dhe nuk dihet ende nëse ai do të rikthehet në përdorim apo jo.