Home SHOWBIZ Një çift i ri në showbiz! Pas miqësisë, dy aktorët nisin një...

Një çift i ri në showbiz! Pas miqësisë, dy aktorët nisin një lidhje dashurie

42

“Zoe dhe Channing janë në një lidhje. Nisi si miqësi dhe më pas ata kuptuan se kishte diçka më shumë mes tyre. Dyshja janë parë së fundmi në një restorant në Neë York City dhe dukeshin shumë të dashuruar”, është shprehur një burim.

Zoë Kravitz Holds Channing Tatum Close as They Ride Around NYC – E! Online

Dy aktorët e famshëm shtuan dyshimet për një marrëdhënie pasi u panë bashkë në fillim të këtij muaji duke shëtitur me biçikletë rreth qytetit. Në foto, Kravitz shihej duke mbajtur dorën rreth Tatum ndërsa ai e shëtiste me biçikletë. Dhe po ashtu këtë javë ata u fotogtafuan duke dalë nga një supermarket në New York.

Zoë Kravitz Holds Onto Channing Tatum as He Bikes Them Around N.Y.C. | PEOPLE.com

Dyshja po punojnë bashkë, ndërsa Kravitz po drejton Tatum në “Pussy Island”. Lajmi për romancën e tyre vjen pak ditë pasi Kravitz finalizoi divorcin nga Karl Glusman. Ndërsa Tatum ka qenë më herët në një lidhje dashurie me Jessie J. Po ashtu aktori ka qenë i martuar me Jenna Dewan nga viti 2009 deri në 2019-n. Ata kanë dhe një vajzë 8-vjeçare të quajtur Everly.