Një ngjarje e rëndë dhe josportive është shënuar ditën e djeshme në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos.

Trajneri i basketbollit, Romeo Xega, teksa grumbullonte skuadrën, ka goditur me shuplakë një prej lojtarëve duke i bërtitur në sy të mijëera shikuesve.

Volejbollistja që u shkarkua nga trajneri quhet Rovena Gengo.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqipatre të Volejbollit, i cili me anë të një deklarte zyrtare ka dënuar aktin e shëmtuar të dhunës dhe ka njoftuar shkarkimin nga detyra dhe heqjen e licensës për trajnerin Romeo Xega.