Home ELBASANI SOT TRANSFORMOHET PALLATI I SPORTIT “TOMORR SINANI”

TRANSFORMOHET PALLATI I SPORTIT “TOMORR SINANI”

74

Llatja/ Investimet në terrenet sportive vazhdojnë

Bashkia e Elbasanit një prioritet të veçantë vazhdon t’i kushtojë edhe investimeve në terrenet sportive të qytetit por jo vetëm.

Pas rimodelimit të minikalçetos së futbollit në Kompleksin Sportiv” Shefqet Lamçja”, si edhe rrethimit të saj, një tjetër investim, i cili thuajse ka transformuar totalisht Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, është parketi, i cili kishte shumë dekada pa u ndërruar.

 Gjatë një takimi me sportistët vajza dhe djem basketbollistë të ekipit të Elbasanit, kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja inkurajoi të rinjtë të jenë pjesëmarrës në sporte të ndryshme.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja në mbështetje të ekipeve sportive në Elbasan, premtoi se brenda këtij viti do të nisë edhe sistemi i ndriçimit të Pallatit të Sportit, si edhe ndryshimi i karrigeve.

Shumë shpejt Bashkia Elbasan do të nisë investimet në dy palestrat e shkollës Luigj Gurakuqi (Pedagogjike). Këtë vit, Bashkia Elbasan ka rritur edhe buxhetin për terrenet sportive prej 7 %, dhe sipas kreut të Bashkisë “çdo vit do të vijojmë të kemi përmirësime dhe rritje të buxhetit. Ndaj ju ftoj të na nderoni!

Elbasani është një qytet që e do sportin, i do rezultatet dhe arritjet që i këmi bërë ne të gjithë bashkë dhe detyrimisht kur e do i gjithë qyteti absolutisht ne e kemi për detyrë të bëjmë punë të mira”, tha Z. Gledian Llatja.

 Drejtori i Sportit Artin Kovaçi, vlerësoi ekipet shumësportesh në Elbasan, duke e vënë theksin se ka kohë që sportet në qytet kanë nisur të ringrihen.