Home ELBASANI SOT HEKURAN XHANI THIRRJE QYTETARËVE TË RROGOZHINËS PËR TA VOTUAR SI KRYETAR

HEKURAN XHANI THIRRJE QYTETARËVE TË RROGOZHINËS PËR TA VOTUAR SI KRYETAR

63

Xhani: Unë jam njëri prej jush

Prej disa ditësh tashmë kandidatët e 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar kanë filluar fushatën elektorale. Kanditati i “Shtëpisë së lirisë” Hekuran Xhani u shpreh se tashmë ka filluat takimet me qytetarët e Rrogozhinës dhe shpreson se ata do ta votojnë dhe do ta mbështesin në këtë garë për shkak se ai është qytetar i Rrogozhinës.

Sipas Xhanit i vetmi kundërshtar që ai sheh është kandidati i partisë Socialiste pasi kandidati i Partisë Demokratike është jashtë fokusit të tij. Edhe drejtuesi i fushatës së Hekuran Xhanit u shpreh se vëmendja e tyre është përqëndruar tek fitimi i besimit të qytetarëve dhe jo tek kandidatët e tjerë.

Egnatia News kontaktoi edhe kandidatin e partisë demokratike  për të marrë prononcimin e tij në lidhje me fushatën por pavarësisht se më herët kishte konfirmuar intervistën në momentin e fundit pa dhënë një justifikim e anuloi atë.Po ashtu ne ju drejtuam KZAZ-s por as kryetari dhe as sekretari nuk ndodheshin aty dhe dera ishte e mbyllur.