Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë. Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërguoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin. 

Deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga dy protagonistët, por gjatë puntatës së fundit vëllezërit Veshaj kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen. Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.

Romeo: Gazetat faleminderit që na mbështesni, faleminderit që bëni lajme, ka lajme shumë të bukura që dalin nga ju, por mendoni kur bëni një shpifje dhe bëni skenarin e gjithë historisë, mendoni: Po ky njeriu a ka familje në shtëpi? Po dale mo se kjo gjëja nuk është kështu.