Masa e sigurisë për Massimo Ferrero ka ndryshuar.

Ai kishte kërkuar rishikimin dhe tani gjykata e Catanzaro e ka rishikuar vendimin për ta lënë në burg. Për ish-presidentin i Sampdorias është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie dhe tani ai mund ta lërë burgun e San Vittore në Milano.

Avokatët Luca Ponti dhe Pina Tenga pas vendimit të marrë thanë: “Kënaqësi e madhe për punën e bërë deri më tani, që solli edhe vendimin që Ferrero t’i kalojë festat në shtëpi me familjen.

Ferrero është arrestuar më 6 dhjetor nga Guardia di Finanza, pas një hetimi për falimentim. Me arrest shtëpiak janë dërguar edhe nipi dhe vajza e Ferrero, Giorgio dhe Vanessa.