Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

41-vjeçari, Leartiad Lekaj u ekzekutua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa viktima ishte duke lëvizur me motor.Pas të shtënave të para, 41-vjeçari u rrëzua dhe tentoi të arratisej, por autori e qëlloi serish duke e lënë të vdekur në vend.

Lekaj është dënuar në vitin 2005 me rreth 10 vite burg për kryerjen e veprës penale, të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur makinën tip “Audi A6” të përdorur nga autorët.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, ndërsa zona është e rrethuar me biznese të cilat janë të pajisura me kamera që pritet t’i vijnë në ndihmë policisë për zbardhjen e ngjarjes.r.t/abcnews.a