Pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.

U finalizua operacioni i koduar policor “Utopia” ku u kapën në flagrancë shtetasit I. S. 73 vjeç dhe Sh. S. 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S. 48 vjeçe, duke i marrë 30 000 euro një shtetasi .

Ata e kishin mashtruar prej disa vitesh me pretendimin se do ti rregjistronin tokën në emrin e tij, në organet kompetente.

Ndërkaq nga kjo ngjarje është vënë në pranga edhe shtetësja E.I punonjëse në bankë e nivelit të dytë, pasi dyshohet se ka kaluar në llogarinë e saj bankare një shumë të konsiderueshme parash të shtetasit që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga policia 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.