Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ditën e sotme gjatë një takimi me një grup përfaqësuesish nga kompani të ndryshme energjitike nga sHBA dhe BE, zbuloi lidhjen e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë.

Balluku tha se Shqipëria do të shndërrohet në qendër të furnizimit me gaz në rajon.

Varësia nga gazi rus ka lënë të ekspozuar mjaft vende të rajonit e Evropës duke kërcënuar sigurinë energjetike. Projekti ynë ku një nga komponentët kryesorë është lidhja e gazsjellësit TAP me portin e lundrueshëm LNG në Vlorë nëpërmjet tubacionit Fier -Vlorë ka tërhequr vëmendjen e aktorëve më të mëdhenj të sektorit të gazit. Deri para pak kohësh injektimi i gazit të lëngshëm nga Vlora në TAP do ishte pritur me shumë skepticizëm.

 Sot për shkak të pasojave të krizës energjetike, është e mundur e i zbatueshëm, por dhe çelësi fitues i këtij projekti. Sot do zhvillojmë një projekt që do transformojë pozitën tonë e do pozicionojë vendin tonë jo vetëm si qendër të furnizimit me gaz por si një kontributor në sigurinë energjetike të rajonit e pse jo të Evropës”, tha Balluku.