Pas Rusia mori vendim për ti shpallur ‘non grata’ kryeministrin Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, ka reaguar Britania e Madhe.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar për Guardian:

Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën.”