Ulja e numrit të nxënësve vijon të mbetet shqetësimi kryesor në shumë qarqe të vendit.  Përfaqësues nga Sindikata e mësuesve ishin sot në Elbasan ku zhvilluan takime në 4 shkolla të qytetit të cilat kanë njohur uljet më të mëdha të numrit të nxënësve dhe që po ashtu janë në potencial për braktisje të mëtejshme. Nevruz Kaptelli thotë se numri i nxënësve është vazhdimisht në renie dhe shkak kryesor duket se mbetet emigracioni. S

Ndër kategoritë më problematike sa i takon braktisjes së shkollave renditen komunitetet rome dhe egjyptiane kjo sipas Kaptellit është sepse këto kategori nuk kanë asnjë mbështetje nga ana e institucioneve vendore.

Për specialistët një factor kyç që ndikon në largimin e nxënësve është edhe mungesa e investimeve në infrastrukturë.Ndërkohë gjatë këtyre takimeve që sindikata ka zhvilluar në Elbasan kanë dal në pah edhe problematikat e mësuesve ku ndër kryesoret mbetet subvencionimi i transportit për ata që janë larg./Egnatia news