Unë e vrava atë sepse djalli ma kërkoi.”

Këto ishin fjalët e francezes 36 vjeçare që ishte arratisur nga një strukturë psikiatrike dhe vrau shërbyesen 33 vjeçare duke e goditur me një aparat zjarrfikës në kokë.

36 vjeçarja ishte arratisur nga psikiatria që javën e kaluar, ndërsa të dielën në mbrëmje më 14 mars, mori një dhomë me qira ne hotelin Best Western.

Sipas deklaratës të një punonjësi të hotelit, ai dëgjoi “të gjitha llojet e zërave” përfshirë atë të djallit.

Francezja 36 vjeçare po ecte në korridor e zhveshur, kapi një aparat të për fikjen e zjarrit, hyri në dhomën ku ndodhej Xhuljeta, shërbyesja 33 vjeçare, dhe e goditi brutalisht në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një punonjës i hotelit e zbuloi skenën dhe tha se 36 vjeçarja ndodhej e zhveshur mbi viktimën me duart e kryqëzuara duke pritur të arrestohej.

“Unë e vrava atë, më arresto,” tha ajo.

Sipas mediave të huaja, policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri arrestimin e autorit.

Ora News