Erik ten Hag debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në krye të Manchester United. Trajneri holandez ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Liverpool, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Bangkok të Tajlandës.

Jadon Sancho, Fred, Anthony Martial dhe Facundo Pellistri ishin autorët e golave për “Djajtë e kuq”.

Cristiano Ronaldo nuk ishte prezent në këtë përballje, duke i shtuar akoma më shumë zërat e largimit të portugezit nga United, pavarësisht se trajneri Ten Hag deklaroi se portugezi nuk është në shitje.