Ukraina planifikon një “ushtri milionash” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga rusët okupues.

Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi është jetike për ekonominë e vendit, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Vërejtjet e ministrit të mbrojtjes vijnë pasi Rusia bën përparim në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit.

Ditën e djeshme u shënua një sulm në një bllok banesash që vrau të paktën 18 persona dhe me më shumë se 20 të dyshuar të varrosur nën rrënoja.