Boateng, 33 vjeç, akuzohet se i ka shkaktuar lëndime trupore ish-të fejuarës në një incident në vitin 2018. Aktualisht pjesë e Lionit, Boateng dhe Senler kanë dy fëmijë, përkatësisht dy vajza binjake.

I veshur me një kostum në bankën e të akuzuarve së bashku me avokatin e tij Kai Ualden, ish -mbrojtësi i Mançester Siti dhe Bajern Mynih dhe kampion Bote me Gjermaninë u paraqit në gjykatë për t’u përballur me akuzat e ngritura kundër tij ku nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Vitin e kaluar gazeta gjermane “Bild” raportoi se Boateng, pretendonte se kishte “hedhur një mbajtës të vogël qiriri qelqi” ndaj të fejuarës së tij ndërkohë që gjendeshin me pushime para 3 vitesh.

Avokatët e futbollit vazhdimisht kanë pohuar se akuzat bazohen në pretendime të paprovuara nga një palë e tretë, megjithëse detajet mbeten të panjohura. Boateng ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij, por ende mbetet për tu mësuar vendimi final i gjykatës.