Ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijnë kite të testimit për variantet e reja të koronavirusit.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut,ku tha se një ekip turk do të trajnojë palën tonë të mjekëve për testimet.
Manastirliu: Do vijojnë të çohen monstra për variante të reja. Variantet e reja janë pjesë e studimeve që studiohen. Këto variante të reja rrisin sëmundshmërinë dhe procueshmërinë. Por pa pasur konfirmim zyrtar nuk e konfirmojmë dot. Është testimi në laborator. Do vijë një kit nesër nga Turqia për të identifikuar variantet e reja. Po bashkëpunojmë me kolegët turq, për trajnimin e ekipit tonë për të analizuar variantet e reja. Është pjesë e strategjisë tonë.
Top Channel